Rusi 2018

“Pa atë jemi ekip amator”, Maradona i “sulmon” të gjithë, por mbron Mesin

12:59 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maradona është një person me një bagazh të lartë “kulturor”… Pak orë pas humbjes 4-3 kundër Francës, Diego Armando bëri bilancin e tij, gjatë programit “De la mano del Diez”, në televizionin argjentinas Telesur, ndërsa menjëherë më pas u shpreh me një video në “Instagram”, duke lëshuar një frazë-simbol, të huazuar nga autori Garsia Markez: “Kjo është kronika e një vdekjeje të paralajmëruar”.




Dhe siç ka ndodhur gjithmonë, kur Maradona kërkon të shprehë mendimin e tij, lë mënjanë pushkën dhe i beson gjithmonë kundërajrorit: sulme të forta, siç e kërkon personazhi i tij, por jo në drejtim të Mesit. “E kam parë të vetëm. E shtynë që të luante si ‘9 fals’, por askush nuk e shërbeu dhe në fund i mbeti sërish atij që të shkonte të merrte topin, të bënte lojën, të dhuronte asist, të shkonte të tentonte goditjen. Me përjashtim të Mesit, pra nëse i heqim Mesin kësaj Argjentine, atëherë jemi një skuadër normale, madje modeste do të ishte fjala e duhur”, shkruan PanoramaSport. Në shënjestrën e Diegos dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar, ka përfunduar në mënyrë të qartë Federata Argjentinase dhe trajneri.

57-vjeçari është i trishtuar, ashtu sikurse të gjithë argjentinasit. “Një tjetër Kupë Bote kalon dhe ne nuk marrim asgjë prej saj. Kjo më krijon shumë dhimbje, edhe sepse Argjentina nuk ka një skuadër solide. Ndodhi ajo që të gjithë prisnim, – vazhdon ai, teksa nis sulmin ndaj Sampaolit. – Pavon, Mesi dhe Di Maria mund të krijojnë lojë, por nuk janë bomberë. Nuk dimë të sulmojmë, nuk dinim çfarë të bënim kur kishim topin në këmbë. Kur sulmonim i dhuronim hapësirë prapa Mbapesë dhe më lejoni të ndalem te ky djalë…

Është shumë i shpejtë, mahnitës, njësoj si Kanixha i kohëve të arta. Për më shumë, francezët kishin gjithçka u duhej kundërsulm, variante të ndryshme loje, dy krahë të fortë, me të cilët mund të të bënin keq në të majtë e në të djathtë. Këtyre lojtarëve aktualë që kemi nuk mund t’u kërkojmë më asgjë. Nëse kombëtarja ka ngecur, gjithsesi nuk është vetëm faji i trajnerit, por edhe i sistemit… Argjentina tashmë nuk ka më një kampionat si ai spanjoll për shembull. Por shoh një Argjentinë të shuar ekonomikisht. Në të njëjtën kohë shoh disa njerëz që as duhet t’i afrohen presidentit të Federatës, jo më t’i japin mendime atij”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.