Rusi 2018

Rekordi i fundit në Botëror i vendosur nga Brazili

21:13 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me dy golat e shënuar ndaj Meksikës gjatë pasdites së sotme, në “Rusi 2018”, Brazili është ekipi kombëtar që ka shënuar më shumë gola në historinë e Kupave të Botës.




Kështu Kombëtarja braziliane me këtë rekord ka lënë pas Gjermaninë.

Seleçao kryeson me një total prej 228 golash, 2 më shumë se Gjermania (226), e cila u eleminua që në fazën e grupeve gjatë këtij Botërori.

Ekipet e tjera janë shumë larg tyre: Argjentina e treta me 137 rrjeta, Italia e katërta me 128 gola.

Brazili fitoi sot përballë Meksikës në ndeshjen e vlefshme për 1/8, me rezultatin 2-0, ndërsa në çerekfinale do të përballet ose me Belgjikën ose me Japoninë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.