Rusi 2018

“Hajde Zvicër”, gazeta zvicerane shkruan shqip para ndeshjes me Suedinë

13:04 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvicra dhe Suedia do të përballen sot, në takimin e vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Botës.




Në kombëtaren helvetike siç dihet janë pjesë 4 futbollistë shqiptarë, të cilët janë titullarë të padiskutuar në formacionin e Petkoviç.

Gazeta e mirënjohur zvicerane “Tages Ainziger” ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit, në prag të ndeshjes Zvicër-Suedi.

“Hajde Zvicër. Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, – shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri.
Në këtë reportazh gjerë e gjatë shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët para kësaj ndeshje, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.