Rusi 2018

Juventusi lëviz “gurët”, i ofron 120 mln për 4 vite Kristiano Ronaldos

12:02 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventusi po bën gjithçka për t’i rrëmbyer Realit të Madridit asin portugez, Kristiano Ronaldo.




E ndërsa deri para pak ditësh konsiderohej thjesht si zhurmë merkato, duket se tani po transformohet pak e nga pak në një përpjekje të vërtetë. Agnelli dhe Marotta po punojnë për të sjellë në Torino superyllin portugez. Juve duket e gatshme për t’u afruar madrilenëve 100 milionë për të siguruar shërbimet e Ronaldos, ku këtij të fundit i garanton një pagë prej 120 milionë eurosh për 4 vite kontratë.

Kalimi do të ishte i çmendur, sikurse edhe shifrat që përmenden momentalisht, por ëndrra e Juventusit mbetet si përherë fitimi i Champions League. E në këto kushte, kush më mirë sesa CR7 mund të ndihmojë bardhezinjtë? Megjithatë, ende nuk mund të thuhet asgjë, por gjithçka mbetet për t’u parë deri në fund të merkatos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.