Kryesore

Statusi i Bashës, reagon Bushati: E turpshme! Shpresoj që profili t’i jetë sulmuar

19:51 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se mafia shqiptare dhe narkopushteti i Ramës duhet të ndihen të kërcënuar prej zhvillimeve që vijnë nga Italia, reagoi edhe ministri Ditmir Bushati.




Ai shkruan se shpreson që llogaria e liderit të opozitës të jetë hakuar.

“Me të vërtetë shpresoj se llogaria e udhëheqësit të opozitës shqiptare është sulmuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto komente nxitëse të Lulzim Bashës mbi popullin dhe vendin e tij.

E turpshme!”, shkruan ministri.

Ndërsa më herët ministri italian shkroi se do t’i pëlqen të kujtoheshe si njeriu që luftoi kamorrën dhe ndraghetën.

“Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se Shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi kamorrën, ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët”, shkroi Salvini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.