Kryesore

Vetëm debate! Shtyhet votimi i pr/ligjit për Teatrin Kombëtar

17:55 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Votimi nen për nen i projektligjit kaq shumë të debatuar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu është shtyrë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.




Mbledhja u mbyll, pasi një ditë më parë komisioni i kërkoi Ministrisë së Kulturë t’i dërgonte projektin e kompanisë që propozon ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe një analizë të tij.

Në mungesë të tyre diskutimi dhe votimi nen për nen është parashikuar të kryhet të mërkurën. Më herët anëtarët e komisionit dëgjuan edhe një përfaqësi aktorësh, specialistësh të monumenteve të kulturës dhe shoqëri civile mbi çështjen e Teatrin Kombëtar.

Ata i bën apel deputetëve të Partisë Socialiste të mos e votojnë projektligjin e propozuar nga Ministria e Kulturës, pasi ai grabit pronën publike dhe shkatërron trashëgiminë tonë kulturore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.