Rusi 2018

Vishet gjithnjë me fanellë me mëngë të gjata, Kristiano Ronaldo paska një arsye

08:29 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A e keni vënë re se Kristiano Ronaldo përveç lojës së tij emocion uese, vesh bluzë me mëngë të gjata? Arsyeja se pse do t’iu befasojë.




Sipas prestigjiozes britanike “The Sun”, Ronaldo është natyrë supersticioze. Ai ka veshur fanellë me mëngë të gjata që pas dështimit të Portugalisë në Euro 2004 dhe Botërorin e vitit 2006. Futbollisti ka menduar se tersin ia ka sjellë bluza e tij me mëngë të shkurtra.

Ndërkohë, kur nisi të vishej vetëm me fanellë me mëngë të gjata, duket sikur fati i buzëqeshi. Në vitin 2016, Portugalia u shpall kampione e Europës. Por në Botërorin e Rusisë këtë vit mesa duket tersi nuk ishte sërish fanella.

Portugalia u eliminua në fazën 1/8 duke u mundur nga Uruguai. E pas kësaj here Ronaldo me shumë mundësi nuk do ta veshë më fanellën me mëngë të shkurtër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.