EKONOMI

BSH vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit

18:27 - 04.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.




Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.00%

Po ashtu ky Këshill vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 0.10%.

Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar edhe normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.90%.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës gjykoi të nevojshme vazhdimin e programit të ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor, si instrument për frenimin e presioneve mbiçmuese të kursit, në funksion të respektimit të objektivit të stabilitetit të çmimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.