EKONOMI

Projektligji për agroturizmin, opozita shqetësim për pastrimin e parave

16:05 - 04.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debatet ndërsa diskutimet devijuan nga tema e ditës, por pavarësisht kësaj projektligji për sistemin e taksave u miratua. Opozita vijoi të akuzojë qeverinë se po lejon futjen e parave të krimit në ekonomi, ndërsa projektin e teatrit e cilëson një mundësi për pastrim parash por për kreun e Ekonomisë këto akuza janë të pavërteta. Projektligji për sistemin e taksave vendore, i cili parashikon një sërë lehtësirash për të gjithë ata që duan të investojnë në agroturizëm u miratua vetëm me votat e shumicës parlamentare.




Opozita e mbështeti idenë, por thotë se diskutimi bëhet në një situatë jo normale dhe ku sipas saj duhet të merren me pastrimin e parave. “E kemi ngritur shqetësimin së fundi se paratë e krimit dhe të drogës po depërtojnë në ekonomi dhe afera e Teatrit Kombëtar është shembulli më i mirë sesi paratë e krimit dhe të drogës do të pastrohen. Ndërtimi në qytetin e Tiranës ka pasur boom dy vitet e fundit, 231 leje ndërtimi të pashpjegueshme”-tha Tabaku. “Gjatë 3 mujorit të parë të vitit në të cilin ndodhemi ka kontribuar me një rritje vetëm 0.17 pikë % në rritjen ekonomike të vendit ndërkohë që aktiviteti i pasurive të paluajtshme praktikisht në rast se do të ndodhte pikërisht aty do të materializohej pastrimi i parave të pista. Është rritur në tre muaj me vetëm 0.01 pikë %”-argumentoi Braçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.