POLITIKË

Tom Doshi shpëton! Dënohet Bami dhe Frroku

14:41 - 04.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Tom Doshin, ndërkohë që Durim Bami dhe Mark Frroku u dënuan me 8 muaj burg.




Ata ishin të akuzuar për kallëzim të rremë në lidhje me një atentat të supozuar ndaj Doshit. Për secilin nga të pandehurit organi i akuzës kërkoi dënimin me nga 1 vit burgim. Por, duke qenë se gjyqtari i çështjes Bledar Abdullai pranoi gjykimin e shkurtuar, automatikisht ulet një e treta e masës së kërkuar dhe përfundimisht kërkesa e prokurorisë ishte 8 muaj burgim për secilin.

Sipas konkluzioneve të prokurorisë, Doshi, Frroku dhe Bami kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eleminimin fizik të deputetit Tom Doshi.

Nga verifikimet e akuzës ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim që ka patur me Doshin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.