Kronikë

“Jeta ime mori fund dhe po largohem”, si e vrau shokun në Greqi për 35 mijë dhrahmi

15:01 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po kthehej në vendin e krimit. Pikërisht në shtetin ku 27 vite më parë kishte vrarë një njeri. Policisë Kufitare e Kakavijës ka mundur të arrestojë 47-vjeçarin Engjëllush Agallija, i cili ishte i dënuar me 10 vjet burg për “Vrasje me dashje”
Ai po tentonte të shkonte në shtetin grek nëpërmjet kufirit të gjelbër, duke iu shmangur kontrollit policor. Pas marrjes së shenjave të gishtave u zbulua se 47-vjeçari ishte i dënuar me 10 vite burg në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit Vlorë.




Krimi që ka kryer në vitin 1991 në Greqi

Në muajin korrik të vitit 1991, për arsye ekonomike, dy vëllezërit Aristir dhe Frederik Koliçi emigruan në Greqi dhe u vendosën në Patra, ku punonin në bujqësi dhe banonin në të njëjtën banesë me Engjëllush Agallija dhe shtetasit Anesti Tanka, Pandeli Petani e Petraq Petani.

Gjatë këtij muaji, pra në fillim të muajit Korrik të vitit 1991, Aristir Koliçi u largua për në Athinë me qëllim blerjen e një automjeti së bashku me shtetasin Anesti Tanka duke lënë të vetëm në banesë, Frederik Koliçi, të cilit i kishte lënë dhe shumën prej 35.000 dhrahmi dhe Engjëllush Agallija. Po kështu janë larguar edhe Pandeli e Petraq Petani, të cilët kanë shkuar tek një dasmë e një të afërmi të tyre në Shqipëri.

Mbrëmjen e 7 korrikut 1991, greku Georgius Karagianis, tek i cili punonin Agallija dhe Koliçi), në stallën e tij i ka parë të dy dhe ka vënë re se Frederik Koliçi, në xhepin e përparmë të këmishës, kishte një shumë të hollash. Të nesërmen në mëngjes kur ka shkuar tek stalla, Georgius Karagianis e ka gjetur derën të hapur dhe ka parë se në stallë nuk kishte njeri.

Në 09 korrik të 1991, Aristir Koliçi kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, Frederik Koliçin, e as Engjellush Agallijën. Ai ka vënë re se banesa ishte rrëmujë dhe se rrobat e sendet personale të Engjellushit mungonin. Ato të vëllait ishin aty.

Pas disa ditësh kërkimi, për shkak të erës që kundërmonte pranë banesës së tyre, duke kërkuar, Aristir Koliçi së bashku me Bashkim Avdullain, kanë gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë Frederik Koliçin. Ai ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj dhe nuk i kanë gjetur para në trup.

Dëshmitarët kanë thënë për policinë greke se Engjellush Agallija, i njohur me pseudonimin “Odisea”, kishte shkuar në Athinë tek kushëriri i tij, Edmond Agalliu, të cilit i kishte thënë se ka vrarë një njeri.  Të nesërmen ai është larguar duke lënë një shënim poshtë jastëkut ku flinte, ku shkruante: “jeta ime mori fund dhe po largohem”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.