EKONOMI

Koncesionet dhe PPP-të. Projektligji i Financave: Të raportohet mbi ecurinë e kontratave

15:40 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka gati ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin Publik Privat”, nëpërmjet të cilit synon të rrisë kontrollin e saj gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra nga autoritetet kontraktuese, me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet. Në relacionin shoqërues, dikasteri i Financave argumenton se këto ndryshime janë të domosdoshme, për shkak se kontratat afatgjata të koncesioneve përmbajnë risqe buxhetore të shumta.




“Për të eliminuar çdo implikim të paparashikuar të Buxhetit të Shtetit si rrjedhojë e angazhimeve financiare të pakontrolluara nga ana e autoriteteve kontraktuese dhe me qëllim që ministria përgjegjëse për financat të jetë në dijeni të së gjithë ecurisë së projekteve dhe kontratave të koncesionit/PPP, është e domosdoshme përfshirja në ligj edhe e parashikimeve mbi raportimin e ecurisë së këtyre kontratave”, thuhet ndër të tjera në relacion.

Gjithashtu sipas ministrisë, me anë të këtyre ndryshimeve synohet të rriten mundësitë e financimit të projekteve, duke garantuar për institucionet financiare mekanizma të zëvendësimit të koncesionareve, të cilat rrisin besueshmërinë dhe ulin ndjeshëm riskun financiar të projekteve.

Po ashtu, sipas Financave, ndryshimi i kuadrit institucional i parashikuar në këtë projektligj do të sjellë përgatitjen me cilësi të studimit të fizibilitetit, i cili përbën thelbin e rezultateve dhe suksesit të një projekti koncesioni/PPP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.