Kryesore

Basha: Të bashkohemi në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

12:53 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Djegia e mandateve është opsioni më i lehtë, çlirimi i Parlamentit dhe përballja me këtë qeveri do të jetë puna jonë”. Lulzim Basha në një konferencë për mediat i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta, që të mos e kalojë ligjin për Teatrin Kombëtar.




Kryedemokrati gjithashtu kishte dhe një mesazh për ambasadorët, të cilët i njoftoi se shembja e Teatrit Kombëtar është rasti më flagrant i pastrimit të parave.

“Edi Rama po bën kulla e projekte betoni për të pastruar paratë e drogës. Ligji që kaloi dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i rendit ligjor”, deklaroi Basha.

“Përballje deri në largimin e Edi Ramës”/ PD mbledh grupin, ja çfarë do t’i kërkojë Metës

“Sot, krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi. Rama po e kthen Shqipërinë në një lavatriçe pastrimi parash. I bëj thirrje Presidentit që të mos e dekretojë ligjin”, theksoi më tej kryedemokrati.

Kreu i PD-së pati një thirrje edhe për qytetarët: “Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi ynë. Së bashku, nuk ka njeri që e shemb teatrin”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Bash o Bash…lere teatrin..ta zgjidhin aktoret…dhe ti zgjidhe TEATRIN TEND QE PER 27VJET VAZHDON NE POPULL SI PARTI E DJATHTE DHE GJITHMON E ME MAJTAS
    DHE MBAN NE DREJTIM KOMUNISTIN ANTIDEMOKRAT
    TRASHIGIMTARIN E DENJE TE PPSH DHE RAMIZ ALIS SALI BERISHEN…QE SI AGJENT I PPSH…SABOTOI VAROSI ZHDUKU TOTALISHTE TE DJATHTEN SHQIPTARE
    PER TE MOS ARDHE KURE NE PUSHTET.
    KTHE TIMON DJATHTAS 360 dhe leri komunistet kashte saje …se ata kane partin e tyre.
    ELIMINO POLITIKISHTE BERISHEN DEMASKOJE NXIRI PERDEN KOMUNISTE. ..DHE LERE JASHTE PARTIS.
    KESHTU DO FUTESH NE HISTORI DHE VERTET TE DJATH TET DO TE BESOJNE E VOTOJNE SI KRYMINISTER..
    NDRYHE ME KOMUNISTE…NE ME MIRE VOTOJME SOCIALISTE…

    Përgjigju ↓