Kronikë

Ky është mashtruesi 41-vjeçar, iu mori 1 milion euro tre ndërtueseve. Skema që ngriti

15:48 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e së enjtes, policia e Tiranës do të njoftonte për arrestimin e 41-vjeçarit Klodian Ciruna. Me “profesion” mashtrues, ai kishte arritur të merrte nga 3 ndërtues plot 1 milion euro. Sipas policisë 41-vjeçari iu kishte premtuar atyre se do t’iu siguronte leje ndërtimi.




Lista e mashtrimeve të tij është e gjatë, duke përfshirë dhe njerkun e tij.  Nga hetimet e policisë theksohet se ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano, duke dërguar email-e false në emër të studios dhe personave të tjerë.

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.