POLITIKË

Nuk ishte në Kuvend, por deputeti i LSI del që ka votuar pro shembjes së Teatrit

13:42 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me çdo mënyrë qeveria e drejtuar nga Edi Rama i donte votat për shembjen e Teatrit Kombëtar. E siç duket llogaritjen e votave “pro” në atë rrëmujë nuk e kanë bërë si duhet.




Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi këtë të premten se Kuvendi manipuloi votimin për projektligjin e Teatrit të Ri. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook procesverbalin e seancës plenare të një ditë më parë.

Vasili thotë se deputeti i LSI, Vangjel Tavo nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend, por në procesverbal ai rezulton që ka votuar pro projektligjit. Vasili i bën thirrje Ruçit të anulojë votimin e mbrëmshëm të ligjit për Teatrin Kombëtar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.