Kryesore

“Nuk u bëre viç për lëkurë”, regjisori falënderon Majkon që nuk votoi për Teatrin  

10:07 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ishte i vetmi nga kabineti “Rama” që nuk mori pjesë në votimin për ligjin e Teatrit. Me miratimin e kësaj nisme të qeverisë do të nisë më pas dhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.




Qendrimi i Majkos është përshëndetur nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me një postim në rrjetin social “Facebook”, ku e ka falënderuar publikisht. “Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”- shkruan Çipi.

Ndërkohë gjatë seancës së djeshme është vënë re që kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin. Debati është kapur nga kamerat e televizioneve dhe është vënë re se në të ka ndërhyrë edhe ministri Xhafaj. Deputeti i PD-së, Florian Mima ka sulmuar që në nisje të seancës kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka zbuluar edhe një detaj lidhur me këtë sherr që ka ndodhur mes kreut të qeverisë dhe ministrit Pandeli Majko, i cili u largua nga Kuvendi.

“Nuk po shikoj zotin Majko në sallë, sapo e përzuri. Nuk e di nëse e përzutë ju Majkon, apo iku vetë. Mos e prishni teatrin, o delenxhinj”, pohoi Mima, njëherësh djali i aktorit të famshëm Prokop Mima. Ndërkohë, deputetë të PD deklaruan se kanë dëgjuar kryeministrin Edi Rama që të debatojë për këtë çështje me Majkon.

Sipas deputetëve të pranishëm në sallë, të cilët kanë dëgjuar debatin, Rama i është drejtuar Majkos me tone të larta: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”. Pas këtij debati, i cili është filmuar nga kamerat, Pandeli Majko është parë i nervozuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.