AKTUALITET

Ariu del në rrugë dhe sulmon të riun. Shpëton mrekullisht

17:39 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e pazakontë dhe po aq e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës. Një ari ka dalë në mes të rrugës mëngjesin e sotëm, dhe ka sulmuar një 36-vjeçar.




Shehap Dafku, nga fshati Brekie, është punëtor i hidrocentralit, dhe teksa po shtonte në punë në orën 6 të mëngjesit ka ndeshur ariun, i cili i ka dalë në rrugë rreth 100 m aftër segmentit Kukës-Shishtavec.

Nga sulmi, i riu ka pësuar dëmtime në trup dhe në një njërin sy. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Të shqetësuar nga rasti i ndodhur, banorët e zonës kërkojnë marrjen e masave, pasi arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve, si dhe u kanë dëmtuar kulturat bujqësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.