Kronikë

Marrin shtëpi me qera, e kthejnë në laborator kanabisi

21:59 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kultivimi i kanabisit nuk ka të sosur. Kështu në operacionin e koduar “Shkozeti”, në pranga ka përfunduar 25-vjeçari Elio Bedulla.




I riu ishte shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N.

Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T, dhënë me qera, në lagjen nr.14 në Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike.

Po ashtu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.
Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:
• 221 bimë të dyshuara të llojit kannabis
• një sasi e vogël kanabis;
• 1 armë zjarri pistolete.

Policia thotë se në kërkim është dhe 33-vjeçari R.G., i cili në bashkëpunim me 25-vjeçarin kishin nisur mbjelljen e kanabisit.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K.D., 28 vjeç, faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Y.T.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.