AKTUALITET

“Intervista e Ditës”/ Rezarta Delisula: Të mos shembet Teatri! Është identitet për Tiranën

20:45 - 09.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Godina e Teatrit Kombëtar ka një simbolikë për kulturën dhe identitetin e kryeqytetit, prandaj është me rëndësi që ajo të mos shembet.”




I këtij mendimi është Zv/Kryeredaktorja e “Gazetës Shqiptare”, Rezarta Delisula. E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ajo thotë se është me rëndësi për identitetin e qytetit që kjo godinë të ruhet dhe të mos shembet.

Nga ana tjetër, ajo thekson se kjo godinë do të ishte mirë që të restaurohej, duke u krijuar njëherësh kushtet e përshtatme artistëve, por nga ana tjetër do të ruhej ky objekt me vlera kulturore për Tiranën.

Sipas Delisulës, të tilla janë rastet e “Kinema Republikës” dhe “Kinema 17 Nëntorit”, të cilat sot nuk janë më, pavarësisht se për kryeqytetin mbanin vlera.

Nga ana tjetër, Zv/Kryeredaktorja e “Gazetës Shqiptare”, nënvizon se nuk është kundër projektit që parashikon ndërtimin e kullave, por shton se godina e Teatrit duhet të ruhet.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk jane godinat qe mbartin vlerat historike. Jane emrat e njerezve qe me veprat e tyre kane bere historine! Ne godinen e re kerkoni te ngrihet nje permendore per artiste tane te madhenj. Duke filluar nga A. MOISIU, N.Frasheri etj.
    Mos vini politiken mbi artin, por me artin i tregoni rrugen e drejte qe duhet te ndjeke politika.
    Ah more Xha Spiro

    Përgjigju ↓