POLITIKË

Vota e “manipuluar” e Tavos, PD e LSI: Të ribëhet votimi për Teatrin. Balla: Votoi Robert Bitri

10:24 - 09.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Manipulimi i një vote në seancën e kaluar në Kuvend (sipas PD e LSI) , ku kaloi ligji për Teatrin Kombëtar, ka bërë që opozita të bojkotojë.
Dy kryetarët e grupeve të PD e LSI ishin në seancë këtë të hënë, ku do të votohet projektligji për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës, thanë se nuk do të marrin pjesë deri sa të ribëhet votimi për Teatrin.




Pas fjalës së shkurtër të Petrit Vasilit nga LSI dhe Edmond Spahos nga PD, ata u larguan.

Por kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla sqaroi se deputeti Robert Bitri ka votuar me kartën e Vangjel Tavos, ndërsa ky i fundit nuk merrte pjesë në seancën e së enjtes.

***

Petrit Vasili: Është një kërkesë e cila qartëson në sallën e Kuvendit se çdo standard ka rënë. Dy javë më parë iu hoq mundësia opozitës të fliste. Është depozituar kërkesa dy ditë më parë. Ka qenë koha e duhur për të bërë investigim. Është një standard shumë i ulët. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të hapej seanca. Kjo situatë të sqarohet.

Edmond Spaho: Ditën e enjte është kryer votimi për Teatrin, por më shumë se kaq ishte vetë procesi i votimit, i cili ka pasur defekte. Një deputet i opozitës, pa qenë në sallë rezulton të ketë votuar pro. Ne jemi privuar nga e drejta për të folur nëpërmjet vullnetit të shumicës. Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh sepse kjo çështje është urgjente. Kuvendi duhet të bënte verifikimin e votimit. Ne nuk marrim pjesë për shkak se gjendje të tilla në Kuvend po bëhen të zakonshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.