Sociale

“Intervista e Ditës”/ Rita Ora e Ermal Meta vetëm fillimi! Bashkia: Kush janë këngëtarët me famë botërore që do “ndezin” Tiranën gjatë verës

20:41 - 10.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe këtë vit Tirana do ta shohë veten protagoniste të një sërë aktivitetesh sa kulturore aq edhe sportive.




Ester Likaj dhe Fabjola Muça nga Drejtoria e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, të ftuara në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, thanë se ardhja e Rita Orës dhe Ermal Metës janë vetëm fillimi, pasi janë një sërë aktivitetesh që do të mbahen në kryeqytet gjatë muajve të verës.

Mes tyre vlen të theksohen koncertet e këngëtarëve me famë botërore si Eleni Foureira, Daddy Yankee të cilët do të mbërrijnë në Shqipëri në fund të muajit korrik.

Ndërkohë që po ashtu në fund të gushtit do të ketë një koncert me muzikë elektronike ku do jenë të pranishëm disa nga Dj më të mirë botërorë.

Likaj dhe Muça theksuaj se të gjitha këto koncerte do të mbahen në sheshin “Skënderbej”, si hapësira më e madhe në kryeqytet, ndërsa shtuan se po ashtu aktivitete zhvillohen gjithnjë në hapësira të tjera si ajo e Amfiteatrit tek Liqeni Artificial.

Por jo vetëm kaq, pasi në kryeqytet ka edhe aktivitete që tashmë janë kthyer në traditë. Një dër këto është edhe Maratona e Tiranës, që edhe pse do të zhvillohet në Tetor, ka nisur organizimi me një interes të shtuar, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte per tu habitur se si arrin bashkia jone qe kengetare me fame boterore ti sjelle ne Tirane pa shpenzuar nje kokerr leku! Mendoj se me te drejte qe ketu paguhet me leket e droges sepse njerezit ( kengetaret me fame boterore ) nuk eshte qe jane te dashuruar kaq shume me ne shqiptaret sa te humbin miljona,apo te vijne se jane te dashuruar mbas senjor fikut

    Përgjigju ↓