Kryesore

Toyotat me euro, Balla: Basha po i shmanget drejtësisë

13:22 - 10.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla “përfitoi” nga mungesa e Lulzim Bashës në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke akuzuar kreun e demokratëve se kërkon t’i shmanget drejtësisë, ashtu siç bëri me Rrugën e Kombit.




Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, javën e kaluar paditi Bashën, në lidhje me çështjen e akuzave për lidhjet me paratë e kapura në portin e Durrësit.

Në dalje nga ky institucion, Balla akuzoi edhe njëherë Bashën se ka shpifur për këtë çështje dhe se tashmë nuk paraqitet në gjykatë, për t’u përballur me fakte.

“Sot Lulzim Basha iu shmang sërish drejtësisë, duke mos u paraqitur në gjykatë, për të mbrojtur akuzat publike të bëra ndaj meje. Ai është justifikuar se ndodhet në Amerikë, për t’iu larguar drejtësisë ashtu siç bëri me padinë për rrugën Durrës-Kukës, por edhe çështje të tjera”, deklaroi Balla.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që padia e Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës për shpifje, të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota, që vinin nga Belgjika. Tre ditë më herët, kreu i PD-së kishte akuzuar se paratë që po mbërrinin, kishin bekimin e Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paditur për shpifje në gjykatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.