Kryesore

“Intervista e Ditës”/ Duma: Për çështjet e brendshme në PD, do të flas në një moment të dytë

22:28 - 13.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Humbja që pësoi Partia Demokratike në zgjedhjet e Qershorit të vitit 2017, nuk kaloi pa kritika edhe brenda selisë blu.




Por sot kur kanë kaluar më shumë se 1 vit, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, zgjedh të komentojë kritikat dhe zërat kundër brenda PD-së.

Madje e ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ajo thekson se për këtë çështje do të flasë në një moment të dytë.

Deputetja demokrate nënvizon se asnjëherë nuk ka marrë krah në debatin e brendshëm, por shton se ka vendosur që për këtë të shprehet në një moment tjetër.

“Do të flas për këtë çështje në një moment të dytë. Unë nuk kam marrë asnjëherë krah në debatin e brendshëm. Asnjëherë nuk kam pasur vendimmarrje brenda PD, por kam bërë opozitë ndaj qeverisë që në vitin 2013, kur shumë pak njerëz e mbronin PD.” thekson mes të tjerave deputetja Duma

E pyetur nëse do të pranonte një rikandidim për Kryebashkiake, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale, deputetja e selisë blu e përjashton këtë mundësi. Por shton se do luftoj, kudo brenda dhe jashtë partisë me rregulla loje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.