Kronikë

Armë zjarri, drogë dhe municione, si u arrestua 19-vjeçari në Kurbin

13:11 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kurbinit, pasi gjatë kontrollit iu sekuestruan një armë zjarri, municione dhe një sasi droge.




I arrestuari është identifikuar si Rei Nelaj, banues në Kurbin. Arrestimi i tij u bë teksa i riu ndodhej në një nga lokalet e këtij qyteti, ndërsa arma, municionet dhe droga ndodheshin në çantë e tij.

Mbi 19-vjeçarin rëndojnë akuzat “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Kapet në një lokal 19 vjeçari i cili posedonte armë zjarri me vete.

I sekuestrohen nga kontrolli i çantës edhe municione të tjera dhe drogë.

Më datë 13.07.2018, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u kap në një lokal në Kurbin, shtetasi :

– Rei Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.Nelaj.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.