Kronikë

Ekzekutuan dhe groposën 34-vjeçarin, policia arreston një person të dyshuar

16:31 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është gjetur i ekzekutuar dhe i groposur 34-vjeçari Elion (Kejsi) Hysa, ngjarja dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur në vitin 2015.




Zhdukja e papritur e tij u denoncua në polici nga familjarët e tij të cilët kishin humbur kontaktet pak ditë më parë.

Lidhur me vrasjen e të riut policia e Krujës ka shoqëruar në komisariat një person dhe një person tjetër është shpallur në kërkim.

Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor nuk bëhen me dije shumë detaje. Ndërkohë, një grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.07.2018,  Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel  kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin,  të shpallur në kërkim ( i humbur) .

Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes. Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.