AKTUALITET

U sulmua me armë afër shtëpisë së tij, ja kush është 60-vjeçari që i shpëtoi atentatit në Laç

11:19 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vrasjes mafioze në Shkodër, ku u ekzekutua një ish-efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij, një  atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Laç.




Mësohet se shtetasi Gjovalin Zyma, 60 vjeç është sulmuar me armë kur po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit.

Ai po parkonte makinën, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri kallshnikovi.

Sipas policisë, Zyma ka shpëtuar pa u prekur nga plumbat. Autori i sulmit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa po merre në pyetje 60-vjeçari Zyma i cili ishte shënjestër e atentatit për të mësuar më tepër detaje. Burime kanë bërë të ditur se po hetohet ndonjë konflikt që mund të ketë pasur 60-vjeçari gjatë kohëve të fundit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.