Kronikë

“Unë ju vras tani”, pranga 31-vjeçarit në Fier. I “dashuruar” me pistoletën Zastava

11:24 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I “dashuruar” me pistoletën e tipit “Zastava”, përfundon në burg për herë të dytë. 31-vjeçari Bushi Hatillari, banues në Roskovec i janë vënë prangat pasi ka kanusr me armë dy persona.




Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit”, pas një konflikti për motive të dobëta ai iu ka vënë pistoletën në kokë dy të rinjve. Por nuk ka përfunduar me kaq, teksa ka qëlluar dhe një herë në ajër.

Policia thotë se 31-vjeçarit iu sekuestrua pistoleta, së bashku me krehrin e saj me 6 fishekë. Edhe në maj të vitit 2012, Bushi Hatillari është arrestuar nga policia.

Ai udhëtonte me një makinë tip “Dacia”, me targa AA 406 DI së bashku me një 19-vjeçare. Pasi është ndaluar nga patrulla e policisë, të dy kanë shfaqur shenja nervozizmi.
Pas kontrollit fizik, 19-vjeçares i është gjetur në brez një pistoletë tip “Zastava” me një krehër pa fishekë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.