Kronikë

E përplas makina teksa lëvizte me biçikletë, vdes 61-vjeçari

21:33 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë i një aksidenti të ndodhur në qytetin e Korçës, ku një tip “Reno” ka përplasur një person i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.




Lidhur me ngjarjen blutë e Korçës kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndërsa viktima S.M. u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, një grup hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.07.2018, në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E.B, duke drejtuar mjetin tip “Reno” me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i aksidentuari S.M, 61 vjeç, banues në Korçë, ka ndërruar jetë në Spital.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.