Sociale

“Intervista e Ditës”/ Arben Becolli: Pse të rinjtë po zgjedhin sportin për të ardhmen e tyre

18:39 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edukimi fizik dhe aktivitetet sportive për nxënësit në shkolla, janë dy veprimtari të ndryshme, por të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën sa i përket orientimit të të rinjve drejt sportit.




Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Sportit në Shkolla, Arben Becolli, ka një interes në rritje të të rinjve që duan të vazhdojnë të merren me sportet.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, Sekretari i Përgjithshëm Becolli thekson se që në shkolla, nxënësit marrin edukimin fizik që synon orientimin e tyre drejt aktiviteteve sportive.

Sipas Becollit, kurrikula aktuale, me nga tre orë edukim fizik në javë është e mjaftueshme për t’u dhënë nxënësve hapat e parë të orientimit të tyre drejt sporteve. Por shton se kjo se sa i përket rëndësisë që ka sporti në jetën e gjithësecilit, ende nuk është e mjaftueshme.

Më tej Becolli thotë se ky interes në rritje i nxënësve vihet re edhe në shkollat nëpër rrethe, ku pavarësisht mangësisë në infrastrukturë, të rinjtë po zgjedhin gjithnjë e më tepër sportin për të ardhmen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.