Kronikë

Zjarret në Greqi/ Vdesin 5 shqiptarë, mes tyre dhe fëmijë

11:49 - 24.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

5 shqiptarë dyshohen se kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë Greqinë.




Shqiptarët e vdekur janë tre burra dhe dy fëmijë. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet për shqiptarët që kanë humbur jetën, por pritet të bëhen publike në vijim.

Ndërkohë, mësohet se në rajonin e Atikës në Athinë 50 persona kanë humbur jetën  dhe mbi 1000 banesa janë djegur.

Gjithashtu, disa vende evropiane si Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca kanë dërguar avionë për neutralizimin e flakëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.