FOTO - GALERI

Vapa detyron luanët të hipin në pemë

11:18 - 25.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fotograf izraelit ka kapur pamje të rralla të një tufe luanësh të shtrirë në degët e një peme gjatë një dite të nxehtë në Serengeti, Tanzani. I nxehti i padurueshëm afrikan i ka bërë bishat të kërkojnë sadopak shpëtim midis degëve.




Fotografi David Chen, 42 vjeç, tha se shumica e luanëve ishin në gjumë, ose thjesht duke pushuar mbi degë.

Sipas Africa Geographic, luanët që ngjiten në pemë janë një grup i rrallë që janë vënë re në parqet kombëtare në Tanzani, Uganda dhe Botswana.

Besohet se ata ngjiten në pemë për të pasur pamje më të mirë, për t’i kapur ndonjë fllad i lehtë gjatë ditëve të nxehta ose për t’iu shpëtuar mizave Cece  apo insekteve të tjerë që i pickojnë në tokë. Sipas David, luanët në foto po mbroheshin nga vapa.

auto_luanet_ne_peme_21532465744 auto_luanet_ne_peme_31532465745 auto_luanet_ne_peme_41532465746 auto_luanet_ne_peme_61532465747 auto_luanet_ne_peme_51532465747 auto_luanet_ne_peme_81532465749 auto_luanet_ne_peme_71532465748
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.