Kronikë

Vrau nipin me thikë, çështja i kalon Krimeve të Rënda

17:27 - 25.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkodres shpall mos kompetencën dhe ja kalon për gjykim krimeve të rënda, çeshtjen e vrasjes së 33 vjeçarit Mirsad Kuçi nga xhaxhai i tij Bujar Kuçi.




Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën në 23 shtatorin e 2017-es, ndodhi në kulmin e së njëjtës banesë ku jetonin viktima dhe xhaxhai, pas teatrit “Migjeni”. Pas krimit të rëndë, togat e zeza i dhanë “arrest me burg”, autorit të dyshuar.

Gjatë seancës paraprake përpara dërgimit të çështjes në gjyq, pati një përballje mes babait të viktimës Faik Kuçi me të vëllain Bujarin, por sapo nisi gjykimi, i ati i viktimës i rënduar nga emocionet braktisi sallën, duke mos arritur të qëndrojë për të dëgjuar të vëllain. Ai tha përpara trupit gjykues fjalët: “Ju bëni çfarë të doni mua më ka ikur djali dhe më ka lënë dy jetima”.

Pas kësaj fjalie Faik Kuçi ka tentuar të shkojë drejt xhamit ku ndodhej vëllai i tij i dyshuar për vrasjen e djalit. Në ato momente babai i viktimës ka dalë jashtë sallës duke mos e përballuar më emocionalisht për shkak se vuan edhe nga zemra.

Ndërkohë vetë 62 vjeçari Bujar Kuçi ka pranuar përpara trupës gjykuese të kryesuar nga Arbër Çela, krimin e kryer por është shprehur se e ka vrarë nipin për shkak se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar që ta vrasë.

‘E qëllova me thikë për tu vetëmbrojtur” ishin fjalët që tha ai.

Në fund gjykata e shkallës së parë në Shkodër e dërgoi për kompetencë tek krimet e rënda këtë çështje. Bujar Kuçi edhe më përpara sipas burimeve ka tentuar që ta vrasë nipin e tij Mirsad Kuçi për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre për oborrin dhe çështje të tjera duke qenë se shtëpitë i kishin ngjitur. Mesditën e 23 shtatorit të vitit të kaluar pas një debati mes tyre xhaxhai qëlloi me thikë nipin e tij 33 vjeçar duke e lënë të vdekur në vend. Mirsad Kuçi baba i dy fëmijëve humbi jetën në vend, pa mundur që të marrë ndihmë mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.