POLITIKË

Vdekja e Adem Demaçi, Rama: Ishte rebeli i llojit më të rrallë

20:41 - 26.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi.




Pas lajmit për vdekjen e tij ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shpreh ngushëllimet e tij, teksa e cilëson si një rebel të llojit më të rrallë.

Rama në postimin e tij në “Facebook”, shkruan se, pas një jete prej stuhie pambarim, Demaçi  u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha

Demaçi është dënuar me njëzet e tetë vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”.  Ai ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.

Postimi i plotë

Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.