AKTUALITET

Shpërthen në flakë një makinë në Durrës

11:37 - 26.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesditën e sotme një automjet tip Ford Fokus është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Durrësit.




Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.

Ai është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Mësohet se është makina në pronësi të një emigranti shqiptar në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.