Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në mes të Tiranës

09:46 - 26.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mëngjesin e kësaj të enjte Tiranën. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Tregut Elektrik, në rrugën “Petro Nini Luarasi”.




Mësohet se autori, me iniciale K. K., ka qëlluar dy herë në ajër me armë, duke krijuar frikë dhe panik tek banorët.

Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan policinë për të shtënat. Ndërsa paraprakisht mësohet se të shtënat kanë qenë në ajër dhe nuk ka persona të plagosur.

Njoftmi i policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.