Kronikë

49-vjeçari qëllon me armë zjarri në ndaj furgonit me pasagjerë

21:35 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një furgon që lëvizte në aksin Qafë Mali-Fierzë është qëlluar me armë zjarri nga një 49-vjeçar.




Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gropa” në Fierzë, teksa mësohet se furgon është qëlluar me një breshëri plumbash dhe është prekur nga tre plumba.

Ndërkohë, nga të shtënat nuk raportohen persona të lënduar. Dyshohet se shkak i këtij akti do të ketë qenë një konflikt të vjetër.

Njoftimi i policisë

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L. N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T. P.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.