Kronikë

Eksplozivi në Bathore, ja pamjet kur autori vendos tritolin dhe ikën me vrap

10:16 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Gazeta Shqiptare” publikon pamjet e vendosjes së eksplozivit, në banesën e Gazmir Dacit, person i cili ndodhet në burg, i dënuar për vrasje.




Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni një person i cili mban veshur bluzë me kapuç, ku pasi vendos tritolin në banesën e Dacit, ikën me vrap.

Në kamera fiksohet ora 01: 31 e kësaj të premteje, ndërsa shihet se autorin e pret një makinë në rrugën “Martin Camaj”,

Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të vendosura nga familja Daci, për shkak të konflikteve dhe hasmërisë me familjen Kolaveri.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Bathores, në periferi të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit janë shënuar dëmtime të shumta në katin e parë të banesës trekatëshe.

Eksplozivi është vendosur në banesën e Gazmir Dacit, person i akuzuar për vrasje dhe që ndodhet në burg. Më konkretisht Daci, akuzohet se në nëntor të vitit 2015 ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur vëllanë e tij Robert Kolaverin.

Ndaj Dacit në vitin 2016, u bë një atentat me armë zjarri teksa ndodhej në ajrimin e burgut të Vaqarrit, por fatmirësisht pa e dëmtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.