Kryesore

Meta ktheu ligjin e teatrit në Parlament, Balla: Presidenti mbështeti farsën e opozitës

20:29 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta vendosi të mos dekretoi ligjin për shembejne e Tetrit Kombëtar, lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.




Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se Meta u bë palë e farsës së opozitë duke kthyer në Parlament ligjin e Teatrit.

Sipas Ballës, Presidenti mori sot një vendim kundër artistëve të cilët kërkojnë një teatër të ri dhe me kushte të përshtatshme.

Balla thekson se ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar do të kalojë sapo të mblidhet Kuvendi në muajin shtator.

Postimi i plotë

Ne 21 janar 2011, Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestusit dhe opoziten per grusht shteti. Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojne shumicen qeverisese per grusht shteti. Me nje gjuhe qe nuk ka asnje lidhje me aspiratat Europiane te Shqiperise se vitit 2018, kreu i opozites kercenoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj. E gjithe kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim degjuar edhe me pare klithmat e tyre te deshperuara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombetar, si ne shume e shume episode te tjera te opozites se tyre shterpe.

Fatkeqesisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu pergjigj Presidenti i Republikes. I cili, deri me sot, ka patur nje sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e lojrave te partise se tij.

Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise.

Ai qe jave me pare i bente thirrje autoriteteve shteterore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kunder vullnetit te artisteve, duke mbeshtetur lojën e opozites.

Shumica parlamentare, ne mbeshtetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutes, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjehere sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Per t’i dhene shqiptareve dhe artisteve te teater te ri, modern dhe dinjitoz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.