KULTURË

Ndrenika e Derhemi përballë Pirro Manit e Anagnostit, i kërkojnë Metës teatër të ri

14:30 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ende qarkullon në rrjet një fotografi e Robert Ndrenikës e Arben Derhemit përkrah presidentit Ilir Meta. Ajo u shkrep në muajin prill të këtij viti, mbasi këta të dy dhe shumë artistë të tjerë kishin protestuar dhe kërkuar fuqimisht të mos prekej Teatri Kombëtar. Katër muaj më vonë, të njëjtët artistë kryesojnë një listë prej më shumë se 50 artistësh që i kërkojnë Ilir Metës teatër ri.
Çfarë ka ndodhur ndërkohë? Shumë artistë e kanë braktisur kauzën pas takimeve kokë më kokë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj – zyrtari i caktuar nga qeveria për të ndjekur çështjen e teatrit dhe zhvillimin e zonës pranë tij.
Mes atyre që e lanë kauzën duke rënë tanimë dakord për një teatër me Partneritet Publik-Privat janë edhe Ndrenika me Derhemin. Ata që diku i kërkuan Metës të mbronte teatrin, tani i kërkojnë ta shembë atë duke dekretuar ligjin e miratuar në parlament më 5 korrik.




PETICIONI
Në një kohë që disa prej artistëve vijojnë të protestojnë kundër shembjes së godinës së dy teatrove kombëtarë, një grup artistësh të tjerë i kanë dërguar dje një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehen pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar. Në peticionin e firmosur nga emrat e mëdhenj të skenës shqiptare, kërkohet që të mos humbet kohë, por të nisë sa më parë ndërtimi i teatrit të ri. Mes emrave që kanë firmosur peticionin janë aktorët Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, Zamira Kita etj. Mes emrave është edhe Suela Konjari, ish-drejtoresha e Teatrit ‘Metropol’ në kohën e PD dhe kandidate për këshillin kombëtar të PD, e cila në një intervistë për ‘GSH’ muaj më parë ishte kundër. Tanimë, ka kaluar kohë.
“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion.

REAGIMI I ALEANCËS
Nuk ka qëndruar në heshtje pas lajmit të peticionit, as Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes disa postime në faqen e vet, Aleanca risjell në vëmendje peticionet e firmosura kundër shembjes së teatrove dhe kundër dekretimit të ligjit që i hap rrugë shembjes. Veç peticionit me 134 artistë që kryesohet nga Pirro Mani, Roza Anagnosti e të tjerë. Veç listës së artistëve, Aleanca rikujton listën e arkitektëve që kanë dalë kundër shembjes dhe atë të intelektualëve, me shënimin e mëposhtëm: “‘Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell tërë jetën’ thotë një batutë e famshme nga një film shqiptar. E pra sot, më shumë se kurrë, shqiptarët duhet ta dinë se shumica e artistëve nuk e ka ‘ngrënë atë lugë çorbë’, kështu që nuk do të ‘vjellë’ kurrë. Janë 134 artistë që i kanë thënë publikisht PO ndërtimit të teatrit të ri dhe PO konservimit/restaurimit të teatrit të vjetër, duke u thënë kështu JO shkeljes së Kushtetutës dhe JO vjedhjes së pronës publike nga kryeministri dhe oligarkët e tij.
Duhet të jemi krenarë për ta dhe krenarë për veten!”.

ARTISTË E KALLËZIME
Reagimet veçse janë grup, kanë qenë edhe nominale si ai i Stefan Çapalikut që shkruan: “I lumtur sa s’ka, që mbas një muaj qëndrimi ne Sofje, në rezidencën e shkrimtarëve dhe përkthyesve ‘Next Page’, arrita të shkruaj vëllimin e tretë të romanit tim ‘Secili çmendet sipas mënyrës së vet’, mësoj se si në atdhe çmendet dikush tjetër, që shkruan për mua se qenkam bërë pro shembjes se teatrit”.
Po dje, Aleanca njoftoi se “pas prezantimit të kallëzimit penal ndaj Hervin Çulit dhe Mirela Kumbaros, do të demaskojmë dhe diskreditojmë mashtrimin e ri të propagandës shtetërore: një botim special të sajuar në minutën e fundit për të mashtruar Johannes Hahn, duke përbaltur disa artistë që janë shprehur pro restaurimit të teatrove kombëtare”.

Roza Anagnosti: Më dëshpëroi votimi në parlament, mjaft me litarin për bukën e gojës

Dje në protestën para teatrove kombëtar erdhi Roza Anagnosti. Si kundërpeshë e një peticioni artistësh që duke kërkuar teatër të ri kërkojnë shembjen e këtij që është ajo përcolli pezmin e trishtimin e gjithë kësaj kohe. “Arsyeja që kam ardhur këtu është se unë i qëndroj idesë që teatri duhet të rikonstruktohet. Vendi ka nevojë për një teatër klasik. Më falni që nuk kam ardhur po kushtet familjare s’më kanë lejuar”. U kujdes të thotë se nul është ndikuar nga partitë. “S’kam qenë asnjëherë me asnjë parti. Partia ime është arti im. Këtu është kultura identiteti e shpirti njerëzor. Ka më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë. Unë nuk mund të rri pa dëgjuar arkitektin, shkrimtarin, të vuajturin Maks Velo. Ai s’ka asnjë arsye ta mbrojë. Apo filozofin e intelektualin Plasari a filozofin Fuga”, tha ajo. Për Anagnostin nuk është keq të duash vendin tënd ndaj ajo falenderoi kolegët e rinj që sipas saj do të bëhen më të mirë se ajo. “Kjo ka vlera brenda e jashtë. Atë ditë që u bë votimi në parlament jam dëshpëruar jashtë mase. Unë nuk mendoj i majtë e i djathtë, janë publik. Atë ditë pas votimit, më kujtohet një foto e aktores sonë, Anila Bisha përkrah Besnik Bishës. A djali i regjisorit të madh Gëzim Erebara, Rudi Erebara. Teatri është i bukur. Sa herë që vij më duhet akoma më i bukur. Kemi nevojë për një teatër klasik. Nuk mund të prishet një teatër la një shkallë zhvillimi. Jam e sinqertë dhe e them pa asnjë prapaskenë. Për gjuhën shqipe kemi dhënë shumë në atë skenë. I kemi bërë shqiptarët ta duan”, tha Anagnosti. Më pas ajo interpretoi një tekst me mesazhe.
“Shekspiri thotë se bota është një skenë. Ka shumë lloje litarësh e zinxhirësh që përdori njeriu për të shtypur njeriun, por litari i bukës doli më i rëndë. Jo se po vuaj unë po se do jesh ti në vendin tim.
Dita e sotme ishte e bukur, si gazi i fëmijës që nuk thotë ende fjalë”, e mbylli ajo fjalën.
Pas saj Maks Velo tha se mbrëmë ishte emocioni më i madh që ka marrë. “Me siguri ajo(Roza) flet edhe në emër të Dhimitrit. Në kohën e partisë kemi bërë disa teatro. Asnjë nuk është si ky. Nuk arrin parametrat e tij. Ky ka formën e teatrove të Mesjetës me disa hapësira derisa del në sallë e pret dramën. Kur mbaron shfaqja to del ngadalë nga salla në mënyrë që të qetësohesh. Sepse është e rëndë të dalësh menjherë nga salla. Kalon disa hapa e hapësira. Mënyra si e ka bërë Berte është e jashtëzakonshme. Ai palaço teatër që do jetë që ishalla nuk do jetë, nuk do jetë si ky. Ka nevojë për rikonstruksion dhe të shkojë edhe 100 vjet të tjera”, tha Velo.
Në fund Robert Budina shtoi se një makinë e madhe propagande arriti deri në këtë pikë. “Teatri e reformoi në më të voglën e vet shoqërinë. Janë 300-400 shkrime për teatrin, ndaj teatri e bëri punën e tij. Këta jemi. Ne kemi shumë punë për të fituar demokracinë”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. PO DIKUSH I PA AUTORIZUARE NE KETE “>CORB”>”” LUGE””DESHI TFUFISTE KRYEREGJSORIN E SKENESS SHQIPTAEPIPRO>PIRRO MANIN<ARTISTE I POPULLIT<NDERI KOMBITE<NDERI QYTETIT KORCES""shife C'farev mashtrimesh behen per tempullin,ikonen e artist ,histories,kulture Kombetare.

    Përgjigju &amp;darr;