Kronikë

Shpërthimi me eksploziv në Bathore, zbulohet e kaluara e errët e shënjestrës

08:27 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur gjatë natës, ende pa zbardhur e premtja.




Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, në periferi të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit janë shënuar dëmtime të shumta në katin e parë të banesës dykatëshe.

Mësohet se eksplozivi është vendosur në banesën e Gazmir Dacit, person i akuzuar për vrasje dhe që ndodhet në burg. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të këtij të fundit.

Më konkretisht Daci, akuzohet se në nëntor të vitit 2015 ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur vëllanë e tij Robert Kolaverin.

Ndaj Dacit në vitin 2016, u bë një atentat me armë zjarri teksa ndodhej në ajrimin e burgut të Vaqarrit, por fatmirësisht pa e dëmtuar.

Si i shpëtoi atentatit në burg Gazmir Daci:
Më datë 30.07.2016, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda I.E.V.P, Vaqarr, Tiranë, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri.

Gjatë veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se, shtetasi Lili Dulaj nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip “Mercedes Benz” Vito ku nga verifikimet rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij.

Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Sa me sipër, u be arrestimi në flagrancë për shtetasit Ergys Kolaveri, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.