EKONOMI

Skema e re e granteve për sipërmarrjen, Ahmetaj: Mundësi punësimi për moshat e reja

10:30 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme, është paraqitur skema e granteve për sipërmarrjen. Ky prezantim është bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili në fjalën e tij ka theksuar se programi “IDEA” do t’u japë mbështetje sipërmarrjeve të reja. Ndërkohë ministri më tej bëri me dije se programi do t’u japë mbështetje moshave të reja, nga 19 deri në 34 vjeç. “Programi “IDEA” do t’u ofrojë mbështetje sipërmarrësve të rinj.




Kjo skemë grantesh është financuar nga shteti gjerman në bashkëpunim me Ministrinë e Financave në vendin tonë e synon të mbështesë dhjetëra ide inovative. Prioritet në këtë skemë do të kenë ndërmarrjet, të cilat mbështetin punësimin te të rinjtë e moshave 19-34 vjeç. “Projekt “IDEA” është një mundësi që i ofrohet moshave të reja nga 19 deri në 34 vjeç. Po të shikoni sfidën që ka ekonomia shqiptare është promovimi i punësimit të dy grupeve, të cilat janë akoma larg pritshmërisë në aspektin e punësimit, pra mosha 19-34 vjeç, dhe mosha mbi 50 vjeç.

Ky program shkon drejtpërsëdrejti në thelb të objektivit të qeverisë për të promovuar këto kategori e për të marrë pjesë aktive në mundësitë e punësimit”,-tha Ahmetaj në fjalën e tij. Ndërkohë ky i fundit bëri me dije, gjithashtu, se nëpërmjet kësaj mbështetjeje qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një fond prej 440 mijë eurosh dhe synon të sigurojë të paktën 110 grante për sipërmarrësit e rinj, por dhe ata ekzistues, duke siguruar në këtë mënyrë hapjen e 110 bizneseve. Me projektin e ri, qeveria synon të hapë 140 vende të reja pune dhe njëkohësisht fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.