Kronikë

Zjarri në Greqi/ Pas vdekjes së gruas nga Saranda, vdes dhe një tjetër shqiptar

15:02 - 27.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarri i cili përfshiu Greqinë pak ditë më parë shkaktoi shumë viktima, ku mes tyre edhe shqiptarë.




Pas vdekjes së shqiptares nga Saranda Nica Leka, konfirmohet se nga plagët e marra gjatë zjarrit ka ndërruar jetë dhe një tjetër shqiptar.

Ai është Viktor Ceko nga Narta, i cili kishte emigruar në Greqi që ë vitin 1991. 56-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada shqiptare në Greqi.

Rasti më i rëndë që u shkaktua nga zjarri është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.