KULTURË

Akuzat për moral, “ai kryen marrëdhënie me turistet gjermane e franceze”

18:00 - 28.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka një sërë dokumentesh në të cilat Maks Velo akuzohet çështje morali, duke përmendur raportet e tija personale me gra të huaja që ai i takonte në Shqipëri. Më poshtë, pjesë dokumentesh.




DOKUMENTI 18
Tiranë, më 17.02.1976
Relacion përmbledhës mbi materialet e objektit në 2/A Maks Velo

(PJESË)
Maksi ka qenë martuar me Luçiana Naraçin, e cila e ka të ëmën austriake. Me këtë grua Maksi ka lindur një djalë. Ka më se një vit që ata nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe puna ka shkuar në gjyq për t’u ndarë. Maksi është tip shumë negativ. Ai është takuar disa herë me turiste të huaja franceze e gjermane në plazhin e Durrësit për të kryer me to marrëdhënie seksuale. Maksi njihet si një njeri feminist. Ai është dhe tip psikopati, por kjo nuk do të thotë se veprimet armiqësore që ai kryen i bën në mënyrë të pandërgjegjshme…

DOKUMENTI 21
Ekzemplar i vetëm/ NYSRET DAUTAJ/ Tiranë, më 10.07.1976
Unë p. operativ Ropi Postoli, efektiv i Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, pasi studiova materialet e dosjes në ngarkim të objektit në 2/A Maksim Velo. Vetë Maksi njihet si njeri i shthurur në jetë e imoral. Qëndrimi i tij moralo-politik që nga koha që ka qenë në shkollën e mesme, në atë të lartë dhe gjatë kohës që ka punuar në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme nuk ka qenë i mirë. Maks Velo ka pasur lidhje me turiste të huaja gjermane e franceze. Për këto takime të tij me turistet e huaja i është tërhequr disa herë vëmendje, por ai përsëri ka vazhduar të takohet me to. Për të vërtetuar marrëdhëniet e tij me turistet e huaja, Maksi është marrë në P. P. në vitin 1973, por nuk doli gjë me rëndësi. Ai takohej me turistet e huaja si njeri i degjeneruar për të kryer marrëdhënie seksuale.

DOKUMENTI 23
Raport dt. 20.07.1977
Maksi shfaqi mendimin duke thënë: “Këta tani do ta kenë shumë të vështirë në të gjitha drejtimet po u prishën me kinezët. Pse bëhet kështu siç po bëjnë këta? Po prishen me gjithë botën…. Dikur kam pasur një dashnore franceze, ishte fantastike. Femrat tona nuk janë kurrë në gjendje të jepen ashtu siç jepej ajo, sepse femra jonë ka gjithmonë halle dhe nuk mund ta ketë mendjen vetëm te dashuria. Femra jonë nuk mund ta ketë kurrë atë feminilitet që ka një femër e huaj, sepse si mund ta ketë kur ti vete dhe e çon atë në aksion dhe në punë fizike”…
Burimi di se Maksi ka pasur dashnore, e cila e ka zyrën afër shtëpisë së Maksit. Gjithmonë ka pasur dhe një arsimtare të shkollës së Ndroqit, të shoqin e së cilës e njoftoi për marrëdhënien e tij, pasi ajo grua u nda nga Maksi. “SEMANI”

DOKUMENTI 38
Raport dt. 06.03.1978
Maksi ka qejf ta fusë në dorë këtë vajzë, pasi dhe kjo njihet si vajzë e shthurur. Po kështu, Maksi kërkon të lidhë marrëdhënie me një punonjëse në kombinatin e tekstileve “Stalin”, e cila ka dashur të fejohej me Islam… i dënuar. Po kështu ka një vajzë nga Elbasani e quajtur…, babai i saj ka qenë kryetar i DPB të Elbasanit, tani është në pension. Me të ka marrëdhënie të vazhdueshme intime, por nuk do ta marrë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.