Kronikë

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri autobusin me pasagjerë, arrestohet 49-vjeçari

20:14 - 28.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Pukës në bashkëpunim me atë të Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e Lekë Ndou, personi i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në drejtim të një autobusi me pasagjerë.




Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua, ndërsa autobusi u prek nga tre plumba.

Mësohet se 49-vjeçari banues në fshatin Poravë, ka pasur një konflikt me drejtuesin e mjetit, i identifikuar me inicialet T. P.

Mbi Lekë Ndou rëndon akuza “Vrasje e mbetur në tentativë  në rrethana të tjera cilësuese”,

Njoftimi i policisë

Policia kap e arreston autorin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur  me datë 27.07.2018,  në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve  nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur  lokalizimin dhe kapjen e autorit  të dyshuar:

Lekë Ndou, 49 vjeç, banues në fshatin Poravë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi shtetasi T. P. është konfliktuar me shtetasin Lekë Ndou disa kohë më parë, ku ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit T. P.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë  në rrethana të tjera cilësuese”,  parashikuar nga neni 79/Dh – 22 i Kodit Penal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.