Kronikë

Po i kontrollonte dokumentet, shoferi e godet policin me makinë dhe largohet

21:58 - 28.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Kuçovë.




Një makinë ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë. Por, Ylli Luka është arrestuar vetëm 30 minuta më vonë.

Ai ishte ndaluar nga punonjësi i policisë, që po i kontrollonte dokumentet.

Por Luka është konfliktuar me punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinën e tij, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta policie, që e arrestuan 30 minuta më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.