Kronikë

Qëllohet me breshëri arme një banesë në Fierzë

08:44 - 28.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Fierzë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një banese.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Porav ku në shënjestër të sulmit ka qenë banesa e Lek Ndout.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, teksa dyshohet se ngjarja ka lidhje dhe me furgonin që u qëllua me armë një ditë më parë.

Nga ana e tyre, familjarët kanë lënë banesën pasi ndihen të rrezikuar për jetën.

Dyshimet e para të policisë thonë se Lek Ndou kishte konflikt me djalin e shoferit të furgonit, ku ky i fundit u sulmua me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë.

Fatmirësisht nga të dhënat nuk pati të lënduar, ndërsa furgoni me targë AA982MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.