Kronikë

Dhunonte bashkëshorten, policia parandalon krimin në familje

16:22 - 30.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Malësisë së Madhe ka mundur të parandalojë një krim brenda familjes.




I arrestuari i identifikuar si Fran Shelinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit ka mundur të telefonoj policinë dhe tu kërkojë ndihmë.

25-vjeçarja V. Sh. është dhunuar vazhdimisht psikologjiskëshit dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë tip automatik.

Mbi 35-vjeçarin rëndojnë akuzat “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje”.

Njoftimi i policisë

Parandalohet një ngjarje e rëndë, krim brenda familjes, arrestohet autori në kohë rekord nga policia.

Sekuestrohet një armë zjarri Automatik.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, falë reagimit të shpejtë, pas njoftimit të marrë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Fran Shelinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja e tij shtetasja V. Sh 25 vjeçe, ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë  pasi  po dhunohej nga bashkëshorti.

Falë reagimit të shpejtë,  forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V.Sh nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje” parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.