Kronikë

I përplasi kokën gruas pas murit në sy të fëmijëve, arrestohet pas disa vitesh burri vrasës

13:48 - 30.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e datës 4 qershor të vitit 2009, Maksim Hodaj shkoi në shtëpinë e tij në fshatin Armen në gjendje të dehur.




Pas një debati me bashkëshorten L. Hodaj dhe në praninë e fëmijëve të tij ai e ka dhunuar deri në vdekje.  Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët në atë kohë njoftuan policinë se L.Hodaj gjendej e vdekur me një plagë të rëndë në kokë.

Sipas dëshmisë së fëmijëve në dosjen hetimore, Maksim Hodaj e ka përplasur kokën disa herë në mur bashkëshortes.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga shtëpia ndërsa policia mundi ta arrestonte pas 3 vjetësh kërkime.  Por sërish Maksim Hodaj i shpëtoi drejtësisë, ndërsa kishte për të shlyer dhe 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.

Emri i tij u fut në listën me personave më të kërkuar nga INTERPOL, por në moshën 46-vjeçare u arrestua në qytetin bregdetar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.