Kronikë

Tritol banesës së Gazmir Dacit… Pagesa që çoi në pranga të riun

09:27 - 30.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

500 gram tritol vendosi 23-vjeçari Vilson Brahaj në banesën e prindërve të Gazmir Dacit, i cili është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait.




Pas disa ditë hetimesh policia e Tiranës thotë se në operacionin e koduar “Pagesa” ka mundur të arrestojë të riun. Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 24 korrik në rrugën “Martin Camaj” në Bathore. Fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Nga hetimi ka rezultuar se 23-vjeçari Vilson Brahaj kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë tritol.
Pas kryerjes së krimit ai ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.

Megjithatë policia thotë se për arsye hetimore nuk mund të jap detaje për porositësit. Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Më 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.