Kronikë

Vendosi tritol në banesën e Gazmir Dacit, i riu: E bëra se kisha nevojë për para, mora 5 mijë €

09:55 - 30.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorjana Bezat-E bëra se kisha nevojë për para, më paguan 5 mijë euro”. Ka qenë kjo deklarata e 23-vjeçarit, Vilson Brahaj, i cili është arrestuar për vendosjen e tritolin në banesën e prindërve të Gazmir Dacit, që është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait.




Kisha nevoje për lekë prandaj e bëra. Jam i papune s’kam asnjë të ardhur. Për të vënë eksploziv tek shtëpia e Xhelalit më paguan 5 mije euro. Lëndën shpërthyese e bleva tek disa djem në Fushë-Krujë. Ata ma montuan dhe unë vetëm sa e vura te shtëpia. Xhelalin e njoh se jetoj në Kamëz por nuk kam asgjë me të. E bëra vetëm për para“.

I arrestuari është me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar për vjedhje. Vilson Brahaj është me origjinë nga Kuksi jeton në Kamëz.

Ai dyshohet se është paguar nga familja Kolaveri. Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje.

Aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Më 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.

LEXO EDHE: Tritol banesës së Gazmir Dacit… Pagesa që çoi në pranga të riun


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.